Irlanda si “derë e pasme” drejt Britanisë, trafikantët reklamojnë kalime të paligjshme në TikTok

Irlanda si “derë e pasme” drejt Britanisë, trafikantët reklamojnë kalime të paligjshme në TikTok

Rrjete të trafikimit të emigrantëve po përdorin rrjetet sociale për të reklamuar një rrugë të paligjshme hyrjeje në Mbretërinë e Bashkuar përmes Irlandës, duke premtuar kalime të sigurta drejt Anglisë kundrejt pagesave të konsiderueshme. Sipas një investigimi të gazetës britanike The Telegraph, trafikantët po shfrytëzojnë mungesën e kontrolleve të pasaportave mes Republikës së Irlandës dhe Irlandës së Veriut, duke krijuar një itinerar alternativ për emigrantët që synojnë të mbërrijnë në Britani. Në postime të publikuara në TikTok dhe platforma të tjera, ata reklamojnë udhëtime ajrore drejt Dublinit, të cilat më pas vijojnë me kalim tokësor drejt Mbretërisë së Bashkuar. Sipas raportimeve, për këtë “shërbim” kërkohen pagesa që arrijnë deri në 7 mijë paund. Çështja ka marrë vëmendje të shtuar pas një incidenti të dhunshëm në Belfast, ku...