Irani: Përfundimi i luftës, heqja e bllokadës dhe sanksioneve janë ‘kërkesa minimale’ për paqe

Irani: Përfundimi i luftës, heqja e bllokadës dhe sanksioneve janë ‘kërkesa minimale’ për paqe

Zv/ministri i Punëve të Jashtme i Iranit, Kazem Gharibabadi, ka deklaruar se përfundimi i luftës, heqja e bllokadës dhe largimi i sanksioneve janë “kërkesat minimale” për çdo marrëveshje serioze të paqes, si dhe ka akuzuar SHBA-në se po ndjekin presion në vend të diplomacisë. Në një postim në rrjetin social amerikan X, Gharibabadi tha se “paqja e vërtetë” nuk mund të ndërtohet përmes “poshtërimit, kërcënimeve dhe detyrimit për koncesione”. “Kur një palë e përfshirë drejtpërdrejt në luftë, bllokadë, sanksione dhe kërcënime me forcë e refuzon përgjigjen e Iranit thjesht sepse nuk është dokument dorëzimi, bëhet e qartë se çështja kryesore nuk është paqja, por imponimi i vullnetit politik përmes presionit dhe kërcënimeve”, shkroi ai. Gharibabadi tha se Irani ka theksuar “parime të qarta”, përfshirë përfundimin...