Irani ngre alarmin për Libanin jugor: Nëse sulmet vazhdojnë, do të veprojmë më ashpër
Irani ka njoftuar se ka pezulluar operacionet ushtarake kundër Izraelit, por ka paralajmëruar se do t’i rifillojë ato nëse sulmet vazhdojnë, përfshirë edhe në Libanin jugor. “Forcat e fuqishme të Armatosura të Republikës Islamike të Iranit, në mbështetje të popullit të shtypur të Libanit, i kanë dhënë një përgjigje të dhimbshme këtij regjimi (Izraelit)”, ka thënë ushtria iraniane në një deklaratë të cituar nga agjencia e lajmeve Tasnim. “Nëse agresionet dhe aktet armiqësore vazhdojnë, përfshirë në Libanin jugor, do të merren masa shumë më të ashpra dhe shkatërruese se më parë”, ka thënë ushtria. Irani dhe Izraeli kanë shkëmbyer sulme me raketa herët të hënën, të cilat nisën kur Teherani sulmoi disa pjesë të Izraelit. Irani ka thënë se ka nisur sulmet pasi Izraeli goditi të...
Burimi:
vizionplus.tv