Irani mirëpret ndërhyrjen e Kinës për uljen e tensioneve me SHBA
Ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi tha se Irani do të mirëpriste çdo përpjekje diplomatike nga Kina për të ulur tensionet në konflikt me Shtetet e Bashkuara. “Çdo përpjekje e bërë nga kinezët për të mbështetur diplomacinë do të mirëpritet nga Republika Islamike e Iranit”, tha ai në një konferencë për shtyp në New Delhi. Ka pasur pyetje se çfarë mbështetjeje prapa skenave, mund të jetë i gatshëm të ofrojë Pekini për të ndihmuar në përfundimin e konfliktit disamujor SHBA-Izrael me Iranin, i cili e ka futur ekonominë globale në trazira pa një qëllim të qartë përfundimtar. Kina është një partnere e ngushtë diplomatike e Iranit dhe blerësi kryesor i naftës së tij dhe e ka paraqitur veten si mbështetëse e paqes gjatë gjithë luftës....
Burimi:
javanews.al