Irani mbyll sërish Hormuzin:SHBA dhe Izraeli shkelën marrëveshjen me sulmet në Liban
Nuk ka zgjatur shumë entuziazmi për marrëveshjen fillestare të paqes mes SHBA dhe Iranit, që çoi në rihapjen e ngushticës së Hormuzit. Komanda ushtarake e Republikës Islamike njoftoi këtë të shtunë se do të mbyllte sërish ngushticën, jetike për transportin global të naftës, pasi SHBA dhe Izraeli kishin shkelur marrëveshjen e armëpushimit. Një lëvizje e tillë vjen pasi Izraeli ka vijuar bombardimet në jug të Libanit, pavarësisht një marrëveshjeje armëpushimi me Hezbollahun të njoftuar ditën e premte. Autoritetet iraniane thanë se ngushtica e Hormuzit ishte mbyllur për shkak të asaj që e cilëson si “shkelje të qartë të besimit dhe mosrespektim të angazhimeve” nga ana e SHBA-së ndaj pikës së parë të memorandumit të mirëkuptimit. Pika e parë në memorandumin e nënshkruar nga presidenti amerikan...
Burimi:
opinion.al