Irani: Marrëveshja s’ka marrë formë! Trump do bëjë publik draftin para firmosjes në Zvicër
“Një marrëveshje përfundimtare për t’i dhënë fund luftës nuk është arritur ende.” Kështu ka bërë me dije presidenti iranian pavarësisht se kreu i Shtëpisë së Bardhë Donald Trump festoi memorandumin e mirëkuptimit midis SHBA-së dhe Iranit. “Ajo për të cilën është rënë dakord është një hap i rëndësishëm drejt ndalimit të luftës dhe fillimit të negociatave, dhe një marrëveshje përfundimtare ende nuk ka marrë formë. Republika Islamike e Iranit është përgatitur për të gjitha opsionet dhe fokusi i qeverisë, me ose pa marrëveshje është shërbimi i sinqertë ndaj popullit. Kombi iranian ka mësuar nga Imami i tij martir të mos i nënshtrohet poshtërimit”, tha Pezeshkian. Ndërkohë zëvendëspresidenti amerikan JD Vance ka thënë se Donald Trump mund të vendosë t’a bëjë publike para ditës së premte,...
Burimi:
vizionplus.tv