Irani kushte për hapjen e Hormuzit! Garda Revolucionare: SHBA-të gënjejnë
Shtetet e Bashkuara dhe Izraeli nuk kanë arritur të përmbushin objektivat e tyre në luftën e fundit kundër Iranit, deklaroi ministri i Jashtëm iranian, Abbas Araghchi, gjatë Konferencës Ndërkombëtare për Unitetin Islamik, sipas Al Jazeera. Araghchi tha se bazat ushtarake amerikane në vendet e rajonit nuk garantojnë sigurinë e këtyre shteteve. Diplomati iranian përsëriti gjithashtu gatishmërinë e Teheranit për të ruajtur marrëdhënie të mira me të gjitha vendet islamike, veçanërisht me shtetet fqinje. Irani, theksoi ai, “nuk ka sulmuar kurrë vendet myslimane ose fqinjët tanë”. Sipas Araghchit, një nga pasojat kryesore të luftës është se shtetet e rajonit kanë kuptuar se prania e bazave amerikane në territorin e tyre nuk u garanton mbrojtje. Ai pretendoi se këto baza janë kryesisht të projektuara për të mbështetur...
Burimi:
ntv.al