Irani kërcënon të mbajë të mbyllur Hormuzin, derikur SHBA të pranojnë të gjitha kërkesat e Teheranit

Irani kërcënon të mbajë të mbyllur Hormuzin, derikur SHBA të pranojnë të gjitha kërkesat e Teheranit

Një nga strukturat më të fuqishme ushtarake elitare të Iranit tha se Ngushtica e Hormuzit nuk do të rihapet derisa Shtetet e Bashkuara të pranojnë të gjitha kërkesat e Teheranit. Deklarata e Hussein Mohebit, zëdhënësit të Gardës Revolucionare Islamike të Iranit (IRGC), ishte mesazhi i fundit sfidues nga zyrtarët iranianë, teksa përpjekjet për të negociuar përfundimin e luftës, që ka nisur më shumë se pesë muaj më parë pas sulmeve të SHBA-së dhe Izraelit ndaj Republikës Islamike, po zvarriten. Irani ka mbyllur këtë rrugë të rëndësishme ujore, duke prekur kalimin e dërgesave të naftës për në tregjet globale. Teherani e ka përdorur mbylljen e ngushticës si një kartë të rëndësishme në negociatat me Uashingtonin. Irani dhe Omani, ujërat territoriale të këtij të fundit ndodhen në...