Irani ka kërkuar të arrijë marrëveshje, thotë Trump
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka deklaruar se Irani i ka kërkuar Uashingtonit të arrijë një marrëveshje, ndërsa pretendoi se SHBA-të kanë fituar tashmë përballjen ushtarake dhe se Teheranit i ka mbetur “shumë pak”.Duke folur nga Air Force One pas kthimit nga Ankaraja, ku mori pjesë në samitin e NATO-s, Trump tha se Irani “telefonoi pak kohë më parë” dhe se udhëheqësit iranianë “duan shumë të bëjnë një marrëveshje”.Megjithatë, presidenti amerikan shprehu dyshime nëse Teherani do të ishte një partner i besueshëm për një marrëveshje të re.“Thjesht nuk e di nëse ata janë të denjë për të bërë një marrëveshje, nuk e di nëse do ta respektojnë marrëveshjen”, tha Trump.Trump deklaroi se SHBA-të kanë arritur objektivat e tyre ushtarake ndaj Iranit, duke thënë...
Burimi:
ntv.al