Irani i përgjigjet SHBA-së për fundin e luftës, i dorëzon Pakistanin planin me 14 pika

Irani i përgjigjet SHBA-së për fundin e luftës, i dorëzon Pakistanin planin me 14 pika

Irani ka njoftuar se i është përgjigjur propozimit të fundit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, ndërsa tensionet në rajonin e Gjirit Persik vijojnë të mbeten të larta. Sipas Ministrisë së Jashtme iraniane, përgjigjja është dorëzuar përmes Pakistanit dhe përfshin një plan me 14 pika që synon përfundimin e luftës dhe uljen graduale të tensioneve në rajon. Ndërkohë, Këshilli i Lartë i Sigurisë Kombëtare i Iranit ka njoftuar krijimin e një organi të ri të quajtur Autoriteti i Ngushticës së Gjirit Persik, i cili do të menaxhojë Ngushticën e Hormuzit. Teherani e ka kufizuar në mënyrë efektive qarkullimin në këtë korridor strategjik detar dhe synon të vendosë një taksë për anijet që kalojnë përmes tij. Sipas agjencisë iraniane të lajmeve Tasnim News Agency, propozimi i...