Irani: Hormuzi do të mbetet i mbyllur
Kryetari i Parlamentit të Iranit, Mohammad Baqer Qalibaf, ka përsëritur qëndrimin e Teheranit se Ngushtica e Hormuzit do të mbetet e mbyllur derisa Shtetet e Bashkuara “të përmbushin zotimet e tyre” sipas Memorandumit të Mirëkuptimit të arritur me Republikën Islamike. Këto deklarata vijnë një ditë pasi afati 60-ditor, i paraparë në këtë memorandum, skadoi pa ndonjë marrëveshje. Periudha 60-ditore ishte paraparë në memorandum për palët që të negocionin përfundimin e luftës që nisi në fund të shkurtit. Qalibaf, i cili shërben si kryenegociator i Iranit, tha se Teherani tha se do t’i dërgojë një mesazh të qartë SHBA-së. Ai listoi kushtet që tha se Uashingtoni është zotuar t’i zbatojë, në bazë të memorandumit, përfshirë heqjen e bllokadës ndaj porteve iraniane, zhbllokimin e aseteve të ngrira,...
Burimi:
vizionplus.tv