Irani dhe SHBA drejt një marrëveshjeje? Publikohen detajet e fundit nga negociatat

Irani dhe SHBA drejt një marrëveshjeje? Publikohen detajet e fundit nga negociatat

Memorandumi i mirëkuptimit që po negociohet midis Iranit dhe Shteteve të Bashkuara do të kërkojë që forcat ushtarake amerikane të tërhiqen nga afërsia e Iranit dhe të heqin bllokadën e porteve iraniane, sipas një raporti në televizionin shtetëror iranian. “Në këmbim, Irani është zotuar të rivendosë numrin e anijeve tregtare që kalojnë nëpër Ngushticën e Hormuzit në nivelet e para luftës brenda një muaji”, thuhet në raport. Menaxhimi dhe rruga e trafikut detar përmes ngushticës do të kontrollohet nga Irani në bashkëpunim me Omanin, tha transmetuesi shtetëror iranian IRIB. Anijet ushtarake përjashtohen nga kjo marrëveshje, shtoi ai. IRIB konsiderohet si e udhëhequr nga elementë të vijës së ashpër në regjimin iranian. Raporti shtoi se korniza e marrëveshjes nuk është finalizuar ende dhe asnjë hap nuk do...