Irani dhe Omani drejt marrëveshjes, rregulla të reja për lundrimin në Hormuz, asnjë reagim nga SHBA
Një marrëveshje që mund të ndryshojë përkohësisht qarkullimin e anijeve në një nga pikat më strategjike të botës duket se është pranë finalizimit. Irani dhe Omani po negociojnë rregulla të reja për lundrimin tregtar në Ngushticën e Hormuzit, korridorin detar nga ku kalon një pjesë e madhe e eksporteve globale të naftës. Sipas planit, korsitë e përkohshme të lundrimit do të hiqen dhe, për një periudhë prej dy deri në katër muaj, trafiku detar do të orientohet në një rrugë të vetme që kalon në ujërat territoriale iraniane. Nga Teherani bëhet me dije se bisedimet kanë hyrë në fazën e fundit. Megjithatë, autoritetet iraniane theksojnë se ndryshimi i itinerarit nuk do të thotë automatikisht më shumë siguri për anijet që kalojnë në këtë zonë. “Faktorët...
Burimi:
vizionplus.tv