Irani akuzon SHBA-në për “aventurë ushtarake”, tensione të reja në Hormuz

Irani akuzon SHBA-në për “aventurë ushtarake”, tensione të reja në Hormuz

Ministri i Jashtëm i Iranit, Abbas Araghchi, akuzoi SHBA-në për “aventurë ushtarake të pamatur”, ndërsa tensionet mes dy vendeve janë rritur sërish në Ngushticën e Hormuzit. Në një reagim në rrjetin X, Araghchi deklaroi se Irani “nuk do t’i nënshtrohet presionit amerikan”, duke shtuar se Uashingtoni po zgjedh përshkallëzimin ushtarak edhe kur “zgjidhja diplomatike është në tryezë”. Deklarata vjen pasi SHBA dhe Irani akuzuan njëri-tjetrin për sulmet e fundit në Ngushticën e Hormuzit. Sipas Komandës Qendrore Amerikane (Centcom), forcat amerikane kanë goditur disa anije iraniane dhe kanë ndaluar hyrjen e cisternave në portet iraniane, në kuadër të bllokadës detare të vendosur ndaj Teheranit. Nga ana tjetër, autoritetet iraniane pretendojnë se SHBA ka kryer sulme ajrore ndaj anijeve dhe zonave bregdetare iraniane pranë Hormuzit. Mediat shtetërore...