Inflacioni në SHBA shkon në 4.2%, niveli më i lartë në tre vjet

Inflacioni në SHBA shkon në 4.2%, niveli më i lartë në tre vjet

Inflacioni në Shtetet e Bashkuara është rritur në 4.2% gjatë muajit maj, duke arritur nivelin më të lartë në tre vitet e fundit. Sipas të dhënave të publikuara nga Byroja Amerikane e Statistikave të Punës (BLS), rritja e çmimeve u nxit kryesisht nga shtrenjtimi i energjisë, veçanërisht i karburanteve. Norma e inflacionit u rrit nga 3.8% në prill në 4.2% në maj, duke shënuar muajin e tretë radhazi me rritje të indeksit të çmimeve të konsumit (CPI). Familjet amerikane po përballen me kosto gjithnjë e më të larta të jetesës, ndërsa tensionet dhe lufta mes SHBA-ve, Izraelit dhe Iranit kanë ndikuar drejtpërdrejt në tregjet globale të energjisë. Çmimet e energjisë rezultuan pothuajse 25% më të larta krahasuar me një vit më parë. Një ndikim të...