Incidentet ajrore me dron trondisin Evropën/ Putini mbjell panik, por kundërveprimet përçajnë BE-në dhe NATO-n

Incidentet ajrore me dron trondisin Evropën/ Putini mbjell panik, por kundërveprimet përçajnë BE-në dhe NATO-n

Një dron rus ka goditur qytetin e Galați në Rumani të premten ndërsa një tjetër incident në Gjermani ka rritur më tej shqetësimet e sigurisë në Evropë. Të shtunën në mëngjes, aeroporti i Mynihut u mbyll për rreth një orë pas një alarmi të ngritur për shkak të “një pamjeje të dyshimtë”, siç deklaroi zëdhënësi i Policisë Federale, Stefan Bayer. Sipas autoriteteve, disa pilotë kishin raportuar një “objekt fluturues”. Alarmi u hoq shpejt dhe fluturimet rifilluan, por tensionet në Gjermani dhe në të gjithë Evropën Lindore mbeten të larta. Sipas analizës, i gjithë krahu lindor i NATO-s beson se për javë të tëra Vladimir Putin ka ndërmarrë manovra që synojnë të mbjellin frikë dhe përçarje në Kontinentin e Vjetër. Ukraina dhe Rusia vijojnë të jenë...