IDF urdhëron evakuimin e periferive jugore të Bejrutit
Ushtria izraelite (IDF) ka lëshuar urdhër për evakuimin e banorëve nga periferitë jugore të Bejrutit, në prag të sulmeve të reja ushtarake ndaj zonave që konsiderohen bastione të Hezbollahut. Vendimi vjen pasi kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu urdhëroi ushtrinë të godasë objektiva në jug të kryeqytetit libanez, ndërsa Izraeli po zgjeron operacionet e tij ushtarake në Libanin jugor. Në një deklaratë zyrtare, Netanyahu tha se sulmet janë përgjigje ndaj shkeljeve të përsëritura të armëpushimit nga Hezbollahu dhe sulmeve kundër qyteteve dhe qytetarëve izraelitë.
Burimi:
vizionplus.tv