“I papërballueshëm dhe i paekuilibruar”, Merz rrëzon buxhetin e BE

“I papërballueshëm dhe i paekuilibruar”, Merz rrëzon buxhetin e BE

I papërballueshëm dhe i paekuilibruar: Kancelari gjerman Friedrich Merz e ka kundërshtuar propozimin aktual të buxhetit afatgjatë të Bashkimit Europian për periudhën 2028–2034, dhe qëndrimin e tij e mbështet edhe Holanda, një tjetër kontribuuese e rëndësishme neto në buxhetin e BE-së. Komisioni Europian ka paraqitur një plan buxhetor që kap vlerën mbi 1.6 trilionë euro për shtatë vitet e ardhshme. Ky plan fokusohet në tre fusha kryesore: bujqësinë dhe zhvillimin rajonal, forcimin e konkurrueshmërisë ekonomike, si dhe politikat e jashtme e të sigurisë. Por për Merz, projekt-buxheti nuk mund të pranohet në formën e tij aktuale. “Ajo çfarë është propozuar deri tani nuk është e realizueshme. Nuk mund të përballohet. Megjithatë, negociatat për buxhetin duhet të përparojnë më shpejt. Dua që të arrijmë një vendim...