“I kemi dhënë fund luftës”, Trump: Irani ra dakord të mos ketë kurrë armë bërthamore. Marrëveshja firmoset në Europë
Pas një dite tensioni të lartë, Presidenti amerikan Donald Trump njoftoi nga Zyra Ovale se Irani ka miratuar marrëveshjen dhe ka anuluar sulmet e mbrëmshme. “Marrëveshja është praktikisht e përfunduar dhe do ta nënshkruajmë shumë shpejt në Europë, ndoshta gjatë fundjavës. Unë nuk do të jem atje; Zëvendëspresidenti Vance do të përfaqësojë SHBA-në,” tha Trump gjatë një tubimi virtual, sipas Bloomberg. Presidenti shtoi se ngushtica e Hormuzit do të rihapet, ndërsa bllokada detare mbetet ende në fuqi. “Ne i dhamë fund luftës me Iranin. Ata ranë dakord të mos zhvillojnë kurrë armë bërthamore – ky ishte qëllimi kryesor, 95% e çështjes,” theksoi ai, raporton CNN. Mediat iraniane, pranë Gardës Revolucionare (Pasdaran), fillimisht e mohuan lajmin, por më pas deklaruan se “teksti i marrëveshjes është ai...
Burimi:
javanews.al