Huthit sulmojnë Arabinë Saudite
Filmimet kanë treguar pasojat e sulmeve me raketa të militantëve të grupit jemenas Huthi ndaj qytetit saudit Xhizan, pranë kufirit mes dy vendeve. Sulmet, që shkaktuan zjarre masive dhe shtëllunga gjigante tymi, ishin hakmarrje për goditjet ajrore saudite mbi portin e Hodeidës. Përplasjet nisën më herët këtë javë, pasi militantët nga Jemeni vendosën të bllokonin kalimin e anijeve saudite në ngushticën Bab el-Mandeb, në Detin e Kuq, duke nxitur sërish rritjen e çmimeve të naftës në bursa. Ndërsa amerikanët, për herë të parë pas 13 netësh radhazi, nuk kryen bombardime në Iran. Nga Shtëpia e Bardhë, Presidenti Donald Trump njoftoi vazhdimin e negociatave me Teheranin përmes ndërmjetësimit të Omanit, por paralajmëroi se ushtria amerikane mbetet e përgatitur për sulme akoma më të rënda nëse bisedimet...
Burimi:
javanews.al