Hungaria në krizë energjetike të pa precedentë! Centrali bërthamor i Paksit s’do prodhojë më energji
Për shkak të vapës së vazhdueshme Hungaria do të ndërpresë punën e centralit bërthamor të Paksit, i cili prodhon thuajse gjysmën e energjisë elektrike të vendit. Sipas fjalëve të kryeministrit Peter Magyar, popullsia e Hungarisë po përballet me një "krizë energjetike të paprecedentë”. Ai tha se kjo situatë mund të kapërcehet me sukses vetëm përmes bashkëpunimit të të gjithëve. Ai paralajmëroi se centrali bërthamor i Paksit nuk do të prodhojë më fare energji elektrike, pasi niveli i Danubit, uji i të cilit përdoret për ftohjen e centralit bërthamor, ra në një minimum rekord, "Përpara nesh kemi ditë të nxehta me temperatura deri në 40 gradë Celsius. Rrjeti ynë elektrik, shërbimet publike dhe natyrisht dhe ne vetë do të përballemi me një ngarkesë të jashtëzakonshme”, shpjegoi...
Burimi:
syri.net