Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Johann Wadephul, ka deklaruar se mbështetja e fortë e Berlinit për Ukrainën dhe Izraelin mund t’i ketë kushtuar vendit vota në garën për një vend jo të përhershëm në Këshilli i Sigurimit i OKB-së. Gjermania nuk arriti të sigurojë një mandat dyvjeçar në Këshillin e Sigurimit, pasi u mposht nga Portugalia dhe Austria në votimin e zhvilluar në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së. Wadephul e cilësoi rezultatin si një “disfatë të hidhur”, duke sugjeruar se qëndrimet e Gjermanisë në çështje të ndjeshme ndërkombëtare kanë ndikuar në votimin e shteteve anëtare. “Ekziston mbështetja jonë e fortë për Ukrainën dhe fakti që Rusia nuk dëshiron një zë të tillë në Këshillin e Sigurimit”, tha ai, duke shtuar se nuk është sekret që...
Burimi:
syri.net