Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Humbi në zgjedhjet parlamentare, Viktor Orban rizgjidhet kryetar i partisë Fidesz në Hungari në një garë pa kandidatë

Partia kryesore opozitare e Hungarisë, Fidesz, rizgjodhi ish-kryeministrin Viktor Orban si liderin e saj të shtunën për një mandat tjetër, pavarësisht humbjes së pushtetit në zgjedhjet e 12 prillit, ku fitoi partia e qendrës së djathtë, Tisza. Për disa, nacionalisti Orban, 62 vjeç, ofroi frymëzim për konservatorët e krahut të djathtë në të gjithë Evropën dhe Shtetet e Bashkuara, si truri ideator i asaj që ai e quajti një model “joliberal” të demokracisë. E ardhmja politike e Orbanit u vu në pikëpyetje pas humbjes së Fideszit dhe ai ishte përballur me presion nga disa ish-besnikë të tij për t’u larguar nga politika. Ato ishin kritikat e para të hapura që kur ai erdhi në pushtet në vitin 2010. Rreth 729 delegatë nga 737 votuan për...