Harry dhe Meghan humbin lidhjet me miqtë, pse Vip-at e tyre të pasur dhe të famshëm i kanë shmangur
Tetë vite pas dasmës madhështore në Windsor, shumë nga miqësitë më të famshme të Princit Harry dhe Meghan Markle duket se janë ftohur ose ndërprerë plotësisht. Çifti, që dikur rrethohej nga emra të njohur të showbiz-it dhe elitës ndërkombëtare, sot raportohet se ka humbur kontaktet e ngushta me një pjesë të madhe të rrethit të tyre të dikurshëm shoqëror. Në ceremoninë e 19 majit 2018 në Kishën e Shën Gjergjit morën pjesë personalitete si Oprah Winfrey, George Clooney dhe Amal Clooney, David Beckham dhe Victoria Beckham, si edhe Serena Williams dhe Idris Elba. Në atë kohë, çifti konsiderohej një nga më të fuqishmit dhe më të komentuarit në botë. Megjithatë, sipas burimeve pranë tyre, shumë prej këtyre marrëdhënieve nuk ekzistojnë më si dikur. Raportohet se...
Burimi:
top-channel.tv