Haradinaj për protestat në Tiranë: Nuk do të kisha shkuar, qytetarët e Kosovës duhet të qëndrojnë larg

Haradinaj për protestat në Tiranë: Nuk do të kisha shkuar, qytetarët e Kosovës duhet të qëndrojnë larg

Ramush Haradinaj KOSOVË-Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka reaguar lidhur me protestat që po zhvillohen prej javësh në Tiranë, duke shprehur kundërshtimin e tij ndaj pjesëmarrjes së qytetarëve nga Kosova në këto tubime. Gjatë një interviste për Pressing T7, Ramush Haradinaj u shpreh se nuk e mbështet përfshirjen e bashkëkombasve të tij në protestat që zhvillohen në Shqipëri. “Po më vjen marre që i shoh bashkëkombasit në protestë në Shqipëri. Unë nuk do kisha shkuar dhe do t'u kisha thënë njerëzve përmbahuni”, deklaroi ai. Deklarata e Haradinajt vjen në një kohë kur në protestat e zhvilluara në bulevardin e Tiranës kanë marrë pjesë edhe qytetarë nga Kosova dhe Maqedonia e Veriut. Prania e tyre ka nxitur reagime të ndryshme në opinionin publik dhe në qarqet...