Gruaja e mikut të Ramës, kryeministrit spanjoll, përballet me gjyq për korrupsion, i ndalohet largimi nga vendi

Gruaja e mikut të Ramës, kryeministrit spanjoll, përballet me gjyq për korrupsion, i ndalohet largimi nga vendi

Gruaja e kryeministrit të Spanjës Pedro Sanchez duhet të dalë në gjyq për akuza për korrupsion dhe i është ndaluar të largohet nga vendi. Begona Gomez është nën hetim për akuzat se ka përdorur pozicionin e saj si bashkëshorte e kryeministrit për të siguruar kontrata pune. Ajo mohon çdo shkelje. Çështja u ngrit nga grupe të ekstremit të djathtë. Gjykatësi hetues Juan Carlos Peinado urdhëroi Gomez të dorëzonte pasaportën e saj, i ndaloi asaj të largohej nga Spanja dhe i kërkoi të paraqitej në gjykatë dy herë në muaj. Çështja është një nga disa hetime për korrupsion që po afrohen ose janë tashmë në gjyq dhe që po e rëndojnë Sanchezin, një nga të paktët udhëheqës të majtë të mbetur në Evropë. Ai nuk është...