Thellohet revolta brenda PS/ Kryebashkiaku socialist ftesë PD-së: Të bashkohemi kundër ‘Territoriales’

Thellohet revolta brenda PS/ Kryebashkiaku socialist ftesë PD-së: Të bashkohemi kundër ‘Territoriales’

Revolta kundër reformës së re administrativo-territoriale po thellohet brenda radhëve të Partisë Socialiste. Pas protestave të banorëve, kundër draftit të qeverisë është rreshtuar edhe kryebashkiaku socialist i Divjakës, Josif Gorrea, i cili iu bashkua qytetarëve në protestën e zhvilluar në sheshin qendror të qytetit. Në një intervistë për Report TV, Gorrea hodhi poshtë argumentet e draftit për shkrirjen e Bashkisë së Divjakës dhe bashkimin e saj me Lushnjën, duke ironizuar edhe punën e komisionit që hartoi projektin. "Komisioni ka qenë në gjumë kur ka bërë këtë propozim", u shpreh ai. Sipas kryebashkiakut socialist, kriteret e përdorura për riorganizimin territorial nuk janë zbatuar në mënyrë të njëjtë për të gjitha bashkitë. Si shembull ai solli Roskovecin, i cili, megjithëse ka më pak territor dhe popullsi se...