Greqia në luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

Greqia në luftë me flakët, evakuohen banorë e turistë

Beteja me flakët në Greqi vazhdon për të tretën ditë me radhë. Situata më e vështirë paraqitet në ishullin e Kretës, Paros dhe Lesbos. Zjarret kanë shkaktuar viktima mes zjarrfikësve, dëme në shtëpi dhe toka bujqësore, si edhe evakuimin e banorëve dhe turistëve. Mbi 200 zjarrfikës, mjete ajrore dhe ekipe të mbështetura nga Bashkimi Evropian dhe vullnetarë nga kryqi i Kuq janë angazhuar në shuarjen e vatrave më të mëdha. Sipas Hartës së Parashikimit të Rrezikut nga Zjarri të Sekretariatit të Përgjithshëm për Mbrojtjen Civile, parashikohet një rrezik shumë i lartë i shpërthimit të zjarrit (kategoria 4) në Atikë, Kretë, Greqinë Perëndimore, Egje, Ishujt Ciklade, Evros, si dhe në zona të Peloponezit dhe Greqisë Qendrore. Departamenti i Zjarrfikësve u bën thirrje qytetarëve të shmangin çdo...