Greqia armatoset, ble dy fregata italiane ‘FREMM’ dhe pasuron flotën! Ja çfarë përmban marrëveshja ushtarake
Greqia ka hedhur një hap tjetër në programin e madh të modernizimit të Forcave të saj të Armatosura. Më 8 shtator, në kryeqytetin italian, Athina dhe Roma do të firmosin marrëveshjen që aktivizon blerjen nga Greqia të dy fregatave italiane FREMM të klasës “Bergamini”. Në ceremoninë e nënshkrimit do të jenë të pranishëm ministri grek i Mbrojtjes, Nikos Dendias, homologu i tij italian Guido Crosetto dhe drejtuesit e marinave të dy vendeve. Bëhet fjalë për dy anije që janë aktualisht në shërbim të Marinës italiane: Carlo Bergamini (F-590) dhe Virginio Fasan (F-591). E para pritet t’i kalojë Marinës greke gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2028, ndërsa e dyta gjatë gjashtëmujorit të parë të vitit 2029, informon TCH. Marrëveshja përcakton kushtet ligjore, ekonomike dhe teknike...
Burimi:
javanews.al