Goditje në rrethin e Zelenskyt, NABU bastis banesat e zyrtarëve të lartë në hetimin për korrupsion

Goditje në rrethin e Zelenskyt, NABU bastis banesat e zyrtarëve të lartë në hetimin për korrupsion

Një operacion i Byrosë Kombëtare Kundër Korrupsionit të Ukrainës (NABU) ka tronditur rrethin e Presidentit Volodymyr Zelensky, pas bastisjeve në banesat e zyrtarëve të lartë dhe personave të lidhur me pushtetin. Sipas mediave ukrainase, hetimi lidhet me një organizatë të dyshuar kriminale, në të cilën dyshohet se janë përfshirë edhe zyrtarë të lartë të Zyrës së Presidentit. Mes personave nën hetim është Iryna Mudra, zëvendësshefe e stafit të Presidentit Zelensky, si dhe deputeti Vadym Stolar, banesat e të cilëve janë kontrolluar nga hetuesit e NABU. Hetimi përfshin gjithashtu ish-deputetin Maksym Mykytas dhe drejtues të Sense Bank, Oleksiy Stupak dhe Mykola Hladyshchenko, respektivisht CEO dhe kryetar i Bordit Mbikëqyrës të bankës. Sipas raportimeve, Kryeministri Koretskyi ka kërkuar pezullimin e tyre. Në qendër të hetimit është dyshimi...