Goditja e anijeve tregtare/ SHBA sulme të reja ndaj Iranit, Trump kërcënon: Republika Islamike nuk do të ekzistojë më!

Goditja e anijeve tregtare/ SHBA sulme të reja ndaj Iranit, Trump kërcënon: Republika Islamike nuk do të ekzistojë më!

Forcat e armatosura të Shteteve të Bashkuara kanë ndërmarrë një valë të re sulmesh ajrore kundër objektivave iraniane, në përgjigje të sulmeve ndaj anijeve tregtare në Ngushticën e Hormuzit, njoftoi Komanda Qendrore Amerikane (CENTCOM). Sipas deklaratës së CENTCOM, operacioni u krye pasi Irani, sipas Uashingtonit, nuk respektoi marrëveshjen e armëpushimit dhe vijoi sulmet në rajon. SHBA akuzon Teheranin se përdori një dron kamikaz për të goditur tankerin me flamur panamez Kiku, i cili transportonte mbi dy milionë fuçi naftë të papërpunuar pranë Ngushticës së Hormuzit. Forcat amerikane shënjestruan infrastrukturën ushtarake iraniane, duke përfshirë sistemet e mbikëqyrjes, radarët, komunikimet ushtarake, instalimet e mbrojtjes ajrore, depot e dronëve dhe kapacitetet për vendosjen e minave detare. Ndërkohë, shpërthime të forta u raportuan në rajonin Sirik, në jug të...