Gjykata e Hagës cakton DATËN e vendimit për ish-krerët e UÇK-së
ish-luftetaret e uck HAGË- Dhomat e Specializuara kanë caktuar datën kur do të shpallet vendimi përfundimtar në rastin ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, pas më shumë se 3 vitesh proces gjyqësor. Aktgjykimi për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Rexhep Selimin dhe Jakup Krasniqin do të shpallet më 16 shtator të këtij viti, në orën 10:00. “Trupi Gjykues ka caktuar datën për shqiptimin e aktgjykimit në çështjen gjyqësore Prokurori i Specializuar kundër Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit, për më 16 shtator, në orën 10:00”, thuhet në njoftimin e Dhomave të Specializuara. Mësohet se seanca do të jetë publike dhe mund të përcillet në gjuhën shqipe, angleze dhe serbe përmes faqes së internetit të DHSK-së ose nga galeria për publikun në mjediset e gjykatës. Katër...
Burimi:
zeri.ai