“Gjuha shqipe është amaneti ynë!” Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup

“Gjuha shqipe është amaneti ynë!” Studentët shqiptarë protestojnë sot në Shkup

FOTO ILUSTRUESE SHKUP- Studentë shqiptarë nga Maqedonia e Veriut, Kosova, Shqipëria dhe vise të tjera shqiptare do të mblidhen këtë të hënë, 18 maj, në Shkup për të protestuar kundër mosrealizimit të provimit të Jurisprudencës në gjuhën shqipe. Protesta pritet të nisënë orën 16:30, te Ura e Gurit. Protestuesit do të nisen nga Ura e Gurit për tu vendosur poshtë zyrave të ministrisë së drejtësisë, në tubimin e tyre në dytë, në mbrojtje të Gjuhës Shqipe. Për organizimin, studentët janë takuar me njëri tjetrin në Kumanovë, Tetovë, Strugë dhe Shkup. Në lajmërimin për protestën, studentët shqiptarë e kanë quajtur aksion një amanet të të parëve të tyre. Tubimi do të mbahet nën moton “Bashkohuni me studentët – të gjithë një”. “Në mbrojtje të gjuhës sonë, të gjithë bashkë para...