Gjermania dhe Ukraina zgjerojnë bashkëpunimin, gati projektet e përbashkëta
Ministri gjerman i Mbrojtjes Pistorius ka njoftuar projekte të përbashkëta me Ukrainën që do të përfshijnë dronë me një rreze veprimi deri në 1,500 kilometra. Ministri gjerman i Mbrojtjes, Boris Pistorius, zgjeroi ndjeshëm bashkëpunimin ushtarak të Gjermanisë me Ukrainëngjatë një vizite në Kiev. Fokusi është në zhvillimin e përbashkët të sistemeve moderne të dronëve dhe armëve, sipërmarrjet e reja të përbashkëta në industrinë e mbrojtjes dhe një shkëmbim intensiv të të dhënave dhe teknologjive ushtarake. “Ukraina dhe Gjermania, ne jemi partnerë strategjikë”, tha Pistorius në një takim me Ministrin ukrainas të Mbrojtjes, Mykhailo Fedorov. Gjermania jo vetëm që po e mbështet Ukrainën në mbrojtjen e saj kundër Rusisë, por është gjithnjë e më e përkushtuar edhe për bashkëpunim afatgjatë në sektorin e mbrojtjes. Bashkëpunimi për...
Burimi:
top-channel.tv