Gjendet pas 75 vitesh avioni i Pan Am
Pas më shumë se shtatë dekadash nën ujë, janë gjetur rrënojat e avionit të kompanisë Pan Am, i cili u rrëzua në oqean në vitin 1952 pranë brigjeve të Porto Rikos. Zbulimi i avionit DC-4 “Clipper Endeavor” rikthen në vëmendje një prej aksidenteve më të rëndësishme në historinë e aviacionit, pasi prej tij lindën shumë prej rregullave të sigurisë që përdoren ende sot në fluturimet e pasagjerëve. Avioni u rrëzua më 11 prill 1952, gjatë fluturimit Pan Am 526A, i cili ishte nisur nga aeroporti San Juan-Isla Grande në Porto Riko drejt Nju Jorkut. Në bord ndodheshin 64 pasagjerë dhe 5 anëtarë ekuipazhi. Vetëm pak minuta pas ngritjes, dy motorë të avionit pësuan defekte të rënda, duke bërë që pilotët të humbnin kontrollin e lartësisë...
Burimi:
javanews.al