Ghalibaf dhe Araghchi vizitë në Katar/ Nga Marina amerikane te anijet në Hormuz, mediat iraniane zbardhin detaje nga “memorandumi i mirëkuptimit” SHBA-Iran
Detajet e një “Memorandumi Mirëkuptimi”, që lidhet me një marrëveshje të mundshme paqeje mes Iranit dhe Shteteve të Bashkuara, u publikuan ditën e sotme nga mediat iraniane, pas vizitës në Katar të Ghalibaf dhe Araghchi. Ndërkohë Katari po luan rolin e ndërmjetësit në përpjekjet diplomatike për t’i dhënë fund konfliktit. Sipas raportimeve të mediave iraniane, memorandumi parashikon tërheqjen e forcave ushtarake amerikane nga zonat përreth Iranit, ndërsa Marina amerikane do të heqë bllokadën detare në Ngushticën e Hormuzit. Në të njëjtën kohë, Irani është zotuar që brenda një muaji të rikthejë numrin e anijeve tregtare që kalojnë përmes ngushticës në nivelet e para luftës. Mediat shtetërore iraniane raportojnë gjithashtu se anijet ushtarake nuk janë përfshirë në draftin e marrëveshjes. Menaxhimi dhe udhëzimi i lundrimit në...
Burimi:
top-channel.tv