Garë kundër kohës, tri vaksina në zhvillim për të frenuar përhapjen e Ebolës
Po zhvillohen tre vaksina të reja për të luftuar specien e rrallë të Ebolës, e cila tashmë ka vrarë gati 250 njerëz. Iniciativa Ndërkombëtare për Vaksinat e AIDS-it (IAVI), e cila po punon për një vaksinë, tha se përhapja po rrezikon të bëhet më e rënda ndonjëherë. Universiteti i Oksfordit dhe kompania farmaceutike Moderna po ashtu po kërkojnë vaksina kundër specieve Bundibugyo. Koalicioni për Inovacionet e Përgatitjes ndaj Epidemive (CEPI), i cili po financon secilin grup, tha se “çdo ditë është e rëndësishme”. Aktualisht ka më shumë se 1,000 raste të dyshuara në Republikën Demokratike të Kongos, me nëntë raste të konfirmuara në Ugandën fqinje. Ka shqetësim në rritje se ky shpërthim, i cili u zbulua vetëm pasi ishte përhapur në një zonë konflikti me burime...
Burimi:
opinion.al