Garda Revolucionare e Iranit godet flotën e 5-të të SHBA-ve në Bahrein, njofton se është përgjigje ndaj sulmeve të fundit amerikane
Korpusi i Gardës Revolucionare Islamike (IRGC) njoftoi se ka nisur një sulm me dron kundër Flotës së 5-të të Shteteve të Bashkuara në Bahrein në hakmarrje për sulmet e mëparshme amerikane ndaj objektivave në Iran. “Forcat detare të Gardës Revolucionare nisën një sulm me dron në orën 02:30 të mëngjesit kundër Flotës së 5-të të SHBA-së në Bahrein”, thuhet në deklaratë. Veprimi paraqitet nga Teherani si një përgjigje ndaj sulmeve amerikane të kryera disa orë më parë në objektet ushtarake iraniane. Garda Revolucionare pretendoi se forcat amerikane goditën zonat e Jask, Shirik dhe ishullin Qeshm, në jug të vendit, pranë Ngushticës së Hormuzit. Pretendimet janë në përputhje me raportet e mediave të tjera shtetërore iraniane në lidhje me objektivat e sulmeve amerikane. Sipas Tasnim, sulmet...
Burimi:
top-channel.tv