Fuqia e imazhit, si u kthye Vladimir Putin në liderin më jetëgjatë pas Stalinit
Gjatë gjithë kohës si president i Rusisë, Vladimir Putin ka qenë i vetëdijshëm për fuqinë e imazhit publik dhe ndikimin e tij në politikë. Autorja e artikullit të publikuar në BBC, Bridget Kendall, ish-korrespondente për Moskën, shkruan se herën e parë që e intervistoi Putinin, në vitin 2001, një ndihmës i presidentit largoi gotat e ujit nga tavolina pak para se kamerat të fillonin transmetimin. “Pse e bëtë këtë?”, pyeti gazetarja. “Nuk duam që dikush të mendojë se janë për vodka. Dhe gjithashtu nuk mund të rrezikojmë që një gotë të derdhet drejtpërdrejt në televizion. Televizioni është një bombë bërthamore kur bëhet fjalë për publicitetin”, ishte përgjigjja. Sipas autorit dhe analistit politik Peter Pomerantsev, në Rusi të gjithë e kuptuan se televizioni ishte çelësi për...
Burimi:
opinion.al