Fundi i “El Mayo”! Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë dënohet me burg përjetë: Brezat e rinj të mos ndjekin rrugën time

Fundi i “El Mayo”! Një nga bosët më të fuqishëm të drogës në botë dënohet me burg përjetë: Brezat e rinj të mos ndjekin rrugën time

Një nga figurat më të njohura të trafikut ndërkombëtar të drogës, Ismael “El Mayo” Zambada, është dënuar me burgim të përjetshëm në Shtetet e Bashkuara, pasi pranoi fajësinë vitin e kaluar për drejtimin e një prej organizatave kriminale më të fuqishme në botë, Kartelit Sinaloa. Vendimi u dha të hënën nga Gjykata Federale në Brooklyn, ku gjyqtari Brian Cogan deklaroi se, ndonëse ligji e detyronte të jepte dënimin maksimal, ai besonte se burgimi i përjetshëm ishte ndëshkimi i duhur. “Sasia pothuajse e paimagjinueshme e drogës që i atribuohet atij dhe numri i vrasjeve që mund të dokumentohen mjaftojnë për të justifikuar këtë dënim,” u shpreh gjyqtari. 76-vjeçari pranoi fajësinë në gusht të vitit 2025 për akuza që përfshijnë drejtimin e një organizate kriminale dhe trafikimin...