Fundi i arratisë! E kërkonte Shqipëria, arrestohet në Itali 32-vjeçari italian, pritet ekstradimi
FOTO ILUSTRUESE ITALI- Autoritetet shqiptare po kërkonin prej kohësh një 32-vjeçar italian, i cili është arrestuar nga policia italiane në një hotel në Fondi, në provincën e Latinës, me qëllim eksratdimin drejt Shqipërisë. Mediat italiane raportojnë se bëhet fjalë për një 32-vjeçar, i cili banonte në zonën e Napolit, ndaj të cilit ishte lëshuar një kërkesë arrestimi me qëllim ekstradimi nga autoritetet gjyqësore shqiptare. Operacioni u krye nga efektivët e Zyrës së Komisionerit të Sigurisë Publike në Fondi, gjatë kontrolleve rutinë të personave të regjistruar në strukturat akomoduese. Prania e të kërkuarit u zbulua përmes sistemit të kontrollit të klientëve të hotelit. Pas sinjalizimit, informacioni iu përcoll Sallës Operative, e cila dërgoi menjëherë patrullat në vendngjarje. Policia konfirmoi praninë e personit të kërkuar dhe e shoqëroi...
Burimi:
zeri.ai