“Franca po dominon pa francezë”, Ish-kryeministri spanjoll ndez vigjiljen e gjysmëfinales me frazën raciste
Qëndrimi i ish-kryeministrit të Spanjës, Mariano Rajoy, në vigjilje të ndeshjes mes Francës dhe kombëtares iberike po bën xhiron e botës. “Franca është dy herë kampione e botës dhe në këtë turne po dominon të gjitha rivalet pasi i ka fituar të gjitha ndeshjet. Ata janë numri një në renditjen e FIFA-s, por problemi është se po dominojnë pa lojtarë francezë në ekip”, shkroi ish-kryeministri i partisë konservatore të Spanjës në një koment të publikuar në gazetën “El Debate”. Opinioni i Rajoy është kritikuar ashpër nga disa prej figurave më të rëndësishme të politikës në Spanjë. Kryeministri aktual spanjoll shkroi në “X” se ishte i shokur se si në 2026-ën njerëzit gjykohen nga ngjyra e lëkurës, mbiemri apo edhe prejardhja e tyre.
Burimi:
javanews.al