FOTO/ Vodhën 200 mijë euro në bankë, grabitësve të armatosur u bien shuma parash në rrugë
Një grabitje e madhe ndodhi në një degë banke në Kato Tithorea të Greqisë, por disa kartëmonedha përfunduan në rrugë. Mediat greke shkruajnë se ngjarja ka ndodhur një ditë më parë dhe grabitësit vodhën 200.000 euro. Dëshmitarët kanë treguar se tre personat e armatosur që sulmuan në orën 10 të mëngjesit, qëndruan brenda degës së bankës për gati gjysmë ore, duke pritur që të hapej kasaforta. Grabitësit, të cilët kishin fytyrat e mbuluara dhe mbanin armë të rënda, hynë me forcë në bankë menjëherë pasi dera u hap. Ndërsa largoheshin, ka foto që i tregojnë ata të armatosur dhe me çanta në duar, duke u hedhur para dhe duke i lënë ato pas. Sipas të njëjtave informacione, autorët pritën afërsisht 30 minuta derisa të përfundonte...
Burimi:
syri.net