Forcimi i Unionit/ Franca dhe Gjermania i japin shtysë të re zgjerimit të BE-së
Vetëm pak ditë pasi Shqipëria mbylli provizorisht tre kapitujt e parë të negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian, Franca dhe Gjermania kanë riafirmuar mbështetjen për zgjerimin e BE-së, duke theksuar se procesi duhet të shoqërohet me reforma të brendshme të Unionit për ta bërë atë më efikas dhe më të aftë për t’u përballur me sfidat gjeopolitike. Qëndrimi përfshihet në deklaratën e përbashkët të miratuar në mbledhjen e 26-të të Këshillit Ministror Franko-Gjerman, zhvilluar në Augustusburg, ku dy vendet e konsiderojnë zgjerimin si një interes të përbashkët strategjik për një Evropë më të sigurt, më demokratike dhe më të begatë. Në dokument, Berlini dhe Parisi propozojnë një proces më efikas dhe më të shpejtë të integrimit, përmes një modeli të integrimit gradual dhe të bazuar...
Burimi:
ntv.al