Forcat tokësore të Izraelit avancojnë në operacionin në Libanin jugor, gjenerali izraelit: Jemi në nivel të lartë gatishmërie edhe ndaj Iranit

Forcat tokësore të Izraelit avancojnë në operacionin në Libanin jugor, gjenerali izraelit: Jemi në nivel të lartë gatishmërie edhe ndaj Iranit

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të forcave izraelite, Eyal Zamir, deklaroi se trupat tokësore të Izraelit po avancojnë dhe po operojnë në Libanin jugor. “Edhe në këto momente, forcat tona po përparojnë dhe po zhvillojnë operacione”, tha ai gjatë një vizite në një post ushtarak në anën libaneze të malit Dov. Sipas Zamir, Forcat Mbrojtëse të Izraelit i kanë shkaktuar Hezbollahut “dëme kumulative të paprecedenta”, duke goditur mijëra luftëtarë, si dhe komandantë të lartë e të mesëm të organizatës. Ai shtoi se “vija e avancuar mbrojtëse” e IDF-së në Libanin jugor, e cila përcakton zonën e sigurisë, “nuk e kufizon” ushtrinë izraelite. “Kur identifikojmë një kërcënim dhe kur është e nevojshme ta neutralizojmë atë, do të veprojmë. Kur ka nevojë operative për manovrim, ne do...