Flakët përfshijnë Portugalinë, 800 zjarrfikës në betejë me zjarrin! Evakuohen banorët

Flakët përfshijnë Portugalinë, 800 zjarrfikës në betejë me zjarrin! Evakuohen banorët

Rreth 800 zjarrfikës janë mobilizuar këtë mëngjes për të luftuar një zjarr të madh që ka shpërthyer të martën në Valpaços, në veri të Portugalisë, dhe është përhapur në komunën fqinje të Mirandela-s. Sipas Autoritetit Kombëtar të Mbrojtjes Civile, 80% e perimetrit është nën kontroll, por flakët mbeten ende aktive dhe paraqesin rrezik për zonat e banuara. Zëdhënësi i mbrojtjes civile ka theksuar se kushtet e dukshmërisë janë problematike, duke e bërë të vështirë përdorimin e mjeteve ajrore. Për këtë arsye, ndërhyrja është fokusuar kryesisht nga toka, me zjarrfikësit që punojnë pa ndërprerje për të frenuar përhapjen e flakëve. Forcat u përforcuan gjatë natës së mërkurës ndaj të enjtes, duke shtuar kapacitetin e reagimit. Pesë persona janë plagosur lehtë, mes tyre tre zjarrfikës dhe një...