Flakët përfshijnë jugun e Europës, evakuime masive në Francë, Spanjë e Portugali
Zjarret masive kanë përfshirë jugun e Francës, ku mijëra hektarë pyje po shkrumbohen nga flakët. Kushtet ekstreme të motit dhe temperaturat e larta deri në 40 gradë kanë detyruar autoritetet të evakuojnë mbi 10 mijë banorë gjatë natës. Ministri i Brendshëm francez, Laurent Nunez, dha alarmin për mediat duke thënë se sot beteja rifilloi, pasi kushtet e motit u përkeqësuan erërat që bënë që rreziku i përhapjes më tej të flakëve të mbetet shumë i lartë. Flakët kanë prekur edhe rrugëtimin e garës së njohur çiklistike “Tour de France”, e cila në këtë zonë do të zhvillohet pa praninë e spektatorëve. Për të frenuar këtë katastrofë, në terren janë angazhuar qindra zjarrfikës dhe dhjetëra mjete ajrore, por situata mbetet mjaft kritike. Ndërkohë, nga ana tjetër...
Burimi:
javanews.al