‘Five Eyes’: Kina po i përdor platformat e njohura për të rekrutuar spiunë në Perëndim
Shërbimet e sigurisë në Mbretërinë e Bashkuar dhe aleanca ndërkombëtare e inteligjencës “Five Eyes” (Mbretëria e Bashkuar, SHBA, Australia, Kanadaja dhe Zelanda e Re) kanë lëshuar një paralajmërim të përbashkët, duke thënë se agjentë të dyshuar kinezë po përdorin platforma të njohura rekrutimi dhe punësimi për të mashtruar punonjës të qeverisë, ushtrisë dhe sektorëve strategjikë. Aleanca thotë se individë të lidhur me inteligjencën kineze po krijojnë profile të rreme në faqe si LinkedIn, Indeed dhe Upwork, duke u paraqitur si rekrutues profesionistë ose kompani konsulence ndërkombëtare. Këto profile më pas kontaktojnë persona që kanë akses në informacione sensitive, përfshirë zyrtarë, studiues akademikë dhe punonjës të instituteve të ndryshme. Sipas Five Eyes, procesi i mashtrimit zakonisht fillon me një ofertë pune tërheqëse për role si “analist...
Burimi:
syri.net