Firmoset marrëveshja e paqes, Trump: Bombardime masive në Iran nëse shkelet kompromisi
Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump dhe presidenti iranian, Masoud Pezeshkian nënshkruan një marrëveshje fillestare që synon t’i japë fund konfliktit në Lindjen e Mesme, duke hapur rrugën për negociata të mëtejshme drejt një zgjidhjeje përfundimtare. Si masë fillestare për ndërtimin e besimit, Irani do ta rihapë Ngushticën e Hormuzit, ndërsa Uashingtoni do ta heqë bllokadën e vet detare. Sipas marrëveshjes, Irani gjithashtu duhet ta lehtësojë kalimin e sigurt të anijeve tregtare në këtë rrugë jetike ujore pa pagesë për 60 ditë. Mes pikave kryesore të marrëveshjes është edhe një plan për rindërtimin e Iranit prej 300 miliardë dollarësh, si edhe heqja e të gjitha sanksioneve amerikane. Donald Trump firmosi një kopje të printuar të dokumentit gjatë një darke të organizuar nga presidenti francez...
Burimi:
vizionplus.tv