Finalja e Eurovizionit 2026/ Fituesja e mbrëmjes jubilare është Bullgaria, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

Finalja e Eurovizionit 2026/ Fituesja e mbrëmjes jubilare është Bullgaria, Shqipëria renditet në vendin e 13-të

Ditën e sotme duke filluar nga ora 21:00 u transmetua në mbarë botën live nga Viena edicioni i 70-të i Eurovizionit, edicion jubilar ky, përkatësisht finalja e madhe e 16 Majit të shtunën. Më përpara finales kishim një raund kualifikues me dy gjysëmfinale. Kujtojmë se përfaqësuesi i këtij viti nga Shqipëria, Alis nga Shkodra u kualifikua në gjysëmfinalen e dytë dhe performoi i pesti. Disa shtete, “peshat e rënda”, si Mbretëria e Bashkuar e kanë të siguruar kualifikimin dhe dalin direkt në finale. Mbrëmjen e hapi JJ, fituesi i edicionit të kaluar nga Austria, me një klip të shkurtër në homazh të Festivalit Europian të këngës. Klipi përmbante një “varkë prej letre” që udhëton në të githë botën, simbol i performancës së vjetshme. Ai pati...